Merkato e fortë, Brazili, Amerika e Kuba zbarkojnë në kampionatin e volejbollit

1 Shkurt 2019
15:12
Telesport
back button

Është mbyllur në mesnatën e datës 31 janar merkato e janarit në sportin e volejbollit, e cila ka dhuruar mjaft surpriza. 10 lojtarë të rinj, të gjithë të huaj, janë afruar pranë skuadrave shqiptare të rrjetës: 5 te meshkujt dhe 5 te femrat. Disa nga transferimet janë zyrtarizuar orët e fundit. Këto prurje të reja premtojnë për një fazë të dytë të kampionatit tepër interesante, pasi rivaliteti në të dyja kategoritë është rritur ndjeshëm.

Te femrat, tri janë ekipet që kanë sjellë lojtare të huaja: Barleti Volley, Mirdita dhe Partizani, që pritet të jenë edhe pretendentet kryesore për titull këtë sezon. Te skuadra kampione e Partizanit ka arhdur një volejbolliste kubaneze, Daysei Masso Casalis dhe një amerikane, Ingrit Hanson Tuntland.

Surprizon Barleti Volley, që ka nënshkruar me volejbollisten amerikane Arden Fisher, ndërsa dy të huaja ka afruar edhe skuadra e Minatorit. Te mirditoret janë regjistruar volejbollistja amerikane Ashley Muench dhe ajo braziliane Angela Bezerra Garbuio.

Nuk mungojnë surprizat edhe te meshkujt, ku te kampionët e Erzenit do të luajë kubanezi Jorge Luis Sanchez Salgado, ndërkohë që dy ekipet e tjera që kanë afruar lojtarë të huaj janë Vllaznia e Partizani.

Te skuadra shkodrane konfirmohen ardhjet e malazezit Vuk Medenica dhe bjellorusit Yauheni Misiyuk. Ndërsa te Partizani do të luajnë volejbollistët Vladan Djordevic nga Serbia si dhe amerikani Gabriel Vega. Edhe te meshkujt, këto tri skuadra që kanë afruar lojtarë të huaj pritet të duelojnë deri në fund për titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit