Merkato e Interit, Brozovic dhe Insigne: njoftim i dyfishtë nga Marotta!

21 Nëntor 2021
19:16
Telesport
back button

Giuseppe Marotta, drejtuesi i Interit, foli në mikrofonin e Dazn-it para ndeshjes kundër Napolit edhe per merkaton dhe sidomos situaten e rinovimit te Brozovic…

“Ne ende duhet të hyjmë në negociata. Por unë kam besim, si të gjithë menaxherët e Interit. Ai e ka gjetur veten shumë mirë këtu, jam pothuajse i sigurt që djali mund të vazhdojë përvojën e tij në këtë klub të lavdishëm.

Nuk është e lehtë të gjesh klube të tjera që mund t’i japin atij atë që i ka dhënë Interi, duke marrë parasysh gjithashtu atë që ai i ka dhënë Interit. Shpresoj që të gjejmë një marrëveshje për të vazhduar”.

Shpesh flisni për mundësitë e merkatos: a është Insigne një nga këto?
“Mundësitë dua të them në një kuptim të përgjithshëm. Na takon ne menaxherëve të kuptojmë situatat e favorshme. Të hysh në merita nuk është e saktë tani, Insigne është kundërshtari ynë.Këto situata duhen kapur kur ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë. Eshtë çështje e vlerësimit të tyre një nga një”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit