Merkato e NBA nis me surpriza, Lakers e Indiana befasojnë sërish

21 Nëntor 2020
11:38
Telesport
back button

Dita e parë e merkatos në NBA (20 nëntor) është mbushur me shumë lajme surprizë. Skuadra e Lakers, pasi siguroi marrëveshjen me gjermain Dennis Schroder, ka zyrtarizuar edhe blerjen e Montrezl Harrell, që vjen nga fqinjët e Clippers.

Harrell u zgjodh vjet lojtari i gjashtë më i mirë në NBA, pra, basketbollisti më i mirë i stolit (kontratë 2-vjeçare, me vlerën e 19 mln dollarë). Një blerje e rëndësishme e skuadrës kampione, që tashmë ka edhe një stol të fuqishëm.

Te skuadra e Clippers ka ardhur Marcus Morris, një rikthim për të, që firmosi një kontratë 4-vjeçare (64 milionë dollarë). Nga kampionët e Lakers është larguar qendra Dwight Howard, që shkon te Philadelphia për 2.6 milionë dollarë.

Befason skuadra e Indiana, që arritën të blejnë Justin Holiday. Lojtari firmosi një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të arkëtojë 18.1 milionë dollarë. Indiana pret të mbyllë orët në vijim një marrëveshje edhe me Gordon Hayward për 4vitet e ardhshme (100 milionë dollarë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit