Merkato pilotësh në Moto GP, pas Rossit edhe Lorenzo në dyshim për të ardhmen

13 Gusht 2019
13:18
Telesport
back button

Pas garës së fundit në Austri janë shtuar zërat për një rikthim të pilotit spanjoll Jorge Lorenzo te motori italian Ducati sezonin e ardhshëm. Spanjolli nuk ka zbritur në pistë në 5 garat e fundit të Moto GP për shkak të dëmtimit, ndërkohë që lamtumira e parakohshme nga Honda duket e paevitueshme.

Ai që ka konfirmuar interesimin për Lorenzo është Gigi Dall’Igna, drejtori i përgjithshëm i Ducati, që tha: “Është detyra ime që të sjell te Ducati pilotët më të mirë të mundshëm. Ndaj, nëse ka një mundësi që pilotët më të mirë të jenë të disponueshëm, une kontrolloj dhe monitoroj situatën”.

Natyrisht nuk jam vetëm unë ai që interesohem për Lorenzo, por edhe vetë Honda ku ai piloton apo Yamaha. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, tha Dall’Igna. Lorenzo ka pilotuar për dy sezone motorin Ducati (2017-2018), por nuk shkëlqeu dhe u largua për te Honda, ku sërish ka probleme.

Pak kohë më parë, edhe Yamaha deklaroi se Valentino Rossi nuk është më në qendër të projektit, duke lënë të hapur mundësinë që legjenda e Moto GP të largohet në fund të sezonit. Pra, sezonin e ardhshëm mund të ketë një revolucion të madh pilotësh në garat e motoçiklizmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit