Kampionati Shqiptar

Merkato / Roland Peqini rikthehet te Kukësi për të tretën herë

Kukësi ka bërë përforcimin e parë në merkaton e janarit. Fjala është për një njohje të vjetër të tij, një lojtar mbrojtës, i cili e vesh për herë të tretë në karrierën e tij futbollistike fanellën e verilindorëve. Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në periudhën e artë, kur kuksianët kaluan tri ture në Ligën e Europës dhe u ndalën në të katërtin, nga Trabzonspori turk.

Peqini 2

Roland Peqini në krahët e tifozërisë kuksiane

Roland Peqini, 25-vjeç, do të jetë nën urdhërat e dyshes Lika-Duro që në përgatitoren e dimrit, e cila fillon shumë shpejt në Malin e Zi. Skuadrat me të cilat ka luajtur ky futbollist janë këto: Dinamo, Kukësi, Tirana dhe Tërbuni. Në Pukë luajti dy fazat e para të këtij kampionati. Me debutuesit në Superiore regjistroi 16 ndeshje (1156 minuta lojë).

Peqini

Roland Peqini me Alikajn dhe Rusin në stadiumin e abrdhur nga bora të Kukësit

Te Kukësi ka qenë për herë të parë në sezonin 2012-2013, kohë në të cilën u aktivizua 2144 minuta lojë (24 ndeshje). Te verilindorët ka qenë edhe në sezonin 2014-2015, por një lëndim e penalizoi, ndaj në këtë “stacion” të karrierës regjistroi 7 ndeshje (448 minuta lojë). Në Ligën e Europës, me Kukësin, Roland Peqini ka luajtur 7 ndeshje (586 minuta lojë).

Peqini firmos me Kukesin

Roland Peqini duke firmosur kontratën me Kukësin, me moton “e treta e vërteta”

[total-poll id=126516]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar