Merkato te Partizani, turqit duan sulmuesin e “Demave”

9 Korrik 2020
20:23
Eraldo Harlicaj

Partizani mund “të shpëtojë” nga sulmuesi Theophilus Solomon. Ky i fundit u afrua për të bërë diferencën, ndërsa nuk ka ndodhur diçka e tillë, madje ka qenë një “dështim” për të kuqtë.

Menemenspor, që ka një njohje me Superioren, pasi ka në përbërje Selmanin dhe Domgjonin, po shikon nga ekipi i “Demave”. Nigeriani ka fituar vëmendjen e tyre dhe ka mundësi që drejtuesit të nisin bisedimet me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Skuadra turke u përfol se po vëzhgonte Erald Çinarin dhe Bitrin, por tashmë thuhet se ka hedhur sytë drejt Solomonit. Partizani nga krahu tjetër mund ta lërë të lirë sulmuesin, pasi janë krejtësisht të zhgënjyer me lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit