Merkatoja e çuditshme e Juves, dy sulmues përveç Suarez

17 Shtator 2020
20:21
Eraldo Harlicaj
back button

Gazetari i njohur Nicolo Schira i bën një rezyme shumë interesante merkatos së Juventusit. Ai bën me dije se Edin Dezko ka firmosur me bardhezinjtë. Lojtari i Romës duket se ka kaluar në Torino.

Bardhezinjtë nga krahu tjetër duan të sigurojnë shërbimet e një lojtari të ri. Paratici po flet me Evertonin për të huazuar sërish Kean. Paratici po mundohet të finalizojë bisedimet me anglezët, por ka një problem.

Ata nuk duan ta huazojnë, por ta shesin përfundimisht futbollistin e ri. Italiani humbi në Angli dhe nuk la gjurmë. Trajneri Carlo Ancelotti u mundua ta afrojë në skuadër, por më kot, pasi lojtari nuk ka gjetur veten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit