Merkatoja e Interit, Inzaghi kërkon dy dhurata “in extremis”

24 Janar 2022
9:18
Alfred Lleshi
back button

“Inter, Inzaghi kërkon dy dhurata”, – titullohet “Tuttosport” në numrin e sotëm. Një anësor dhe një sulmues, këto janë kërkesat e trajnerit zikaltër për të mbyllur merkaton e dimrit. Emri i parë është ai i Filip Kostic, i cili kushton 10 milionë euro, por për të cilin Interi mund të ofrojë vetëm huazim me të drejtë blerjeje më vonë.

Pastaj çështja e sulmuesit, ku i zgjedhuri duhet të jetë pa kosto dhe i gatshëm të qëndrojë në radhë, në hierarkitë e formacionit. Inzaghi do të ishte i lumtur të përqafonte sërish Felipe Caicedo. Kjo ide mund të çojë në disa probleme menaxhimi në krahasim me kthimin e Salcedo në bazë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit