“La Gazzetta dello Sport” pretendon se ka zbuluar paraprakisht lëvizjet e Milanit në merkaton e janarit. Edhe pse rrallë ndodh që mediat të parashikojnë goditjet e klubit italian, ndoshta kësaj here kanë qëlluar në shenjë.
Dy emrat që kërkon Zlatan Ibrahimovic janë Warren Bondo (Monza) dhe Giuseppe Pezzella (Empoli). Të dy pritet të vishen kuqezi në janar për t’i shtuar impulse të reja skuadrës në vijim të sezonit.
Milani këtë vit futbollistik duket në rënie të lirë dhe krejt pa busullë. Skuadra fiton me rivalët big, por dështon me skuadrat e vogla. Kjo pritet të ndryshojë në janar e tutje.