Merkaton e United e bën… Ferguson

6 Tetor 2019
20:21
Denis Hakanaj

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë.

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë nisur mirë sezonin. Madje, ky është sezoni më i keq i qëkur ekziston Premier League. Për këtë arsye drejtuesit e ekipit po mendojnë ta përforcojnë drën me ndonjë talent tjetër.

Sipas Sun, në fakt, duket se Sir Alex Ferguson i ka këshilluar klubit blerjen e ardhshme. Ish-trajneri, simbol i Manchester United, nuk e ka braktisur kurrë plotësisht skuadrën dhe duket se i ka këshilluar drejtuesve që të marrin John McGinn, mesfushorin e Aston Villa-s.

24-vjeçari ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e luajtura me Villa-n në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit