Merr fund ferri i Ronaldinhos, braziliani “gjen” paratë

8 Gusht 2020
18:43
Eraldo Harlicaj
back button

Makthi i Ronaldinhos mund të marrë fund, pasi pritet që ish-futbollisti të kthehet në Brazil ditën  ehënë. Legjenda e futbollit qëndroi 5 muaj në Paraguai në burg dhe në arrest shtëpi. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit do të paguajë 70 mijë paundë për të fituar lirinë e tij.

Ai u kap së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis Moreira me pasaporta të falsifikuara. Ronaldinho ishte ftuar në një event për t’u dhuruar autografe, por gjithçka shkoi keq dhe policia i arrestoi sepse hynë ilegalisht në Paraguai.

Ronaldinho u kap në mars ku qëndroi një muaj në burg dhe më pas qëndroi në hotelin me katër yje Palmoraga. 40-vjeçari mund të rikthehet në Brazil, por më e koklavitur duket situata për vëllain e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit