Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka folur në lidhje me Josip Ilicic. Ky i fundit gjeti golin kundër Liverpoolit dhe sipas numrit një të stolit ishte shumë i rëndësishëm për të.
“Goli është i rëndësishëm, pavarësisht se Ilicic i ishte afruar shënimit dhe shumë herë të tjera. Për mua, ai është rikuperuar krejtësisht.
“Kjo nuk ndodhi në ndeshjen ndaj Liverpolit. Kam fatin që ta shoh atë në stërvitje. Rikuperimi i tij ka qenë prej disa javësh tanimë”, – tha ai.