Merr fund, zbulohet mesazhi rrëqethës që Sala u dërgoi shokëve

23 Janar 2019
0:34
back button

Tashmë nuk ka më dyshime, avioni me të cilin sulmuesi Emiliano Sala po udhëtonte nga Franca për në Angli ka pësuar difekt gjatë rrugës dhe me siguri ka përfunduar në det, në ngushticën e Le Mans. 

Gjithçka bëhet e qartë pas publikimit të një mesazhi në whatsapp që sulmuesi argjentinas ua niste disa miqve të tij, natën e së hënës nga avioni.

Paksa më humor, për muhabet dhe për të ulur tensionin, Sala dëgjohet t'u tregojë miqve të tij atë që po ndodh dhe që pritet të ndodhë: "Është ftohtë këtu mbrapa. Ai tha që po shkojmë në Cardiff, por avioni po shkërmoqet. Nëse pas një ore e gjysmë nuk merrni asnjë lajm nga unë, dërgoni dikë të na marrë. Jam shumë i frikësuar" .

Fjalë të rënda, që tregojnë qartë se avioni kishte një problem dhe Sala e kishte kuptuar, duke e parashikuar fundin e tij të tmerrshëm, edhe pse siç e thotë vetë: "Nesër në mëngjes, nëse zgjohem, duhet të dal në stërvitje me ekipin tim të ri".

Ekipi i ri, Cardiff City, e pagoi 20 milionë euro të shtunën, por tashmë fluturimi i tij i fundit e la pa ekip dhe pa jetë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit