Merret vendimi: Me apo pa tifozë, sfida Joshua-Pulev më 5 dhjetor

12 Gusht 2020
9:52
Telesport
back button

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, do të mbrojë titujt kampionë më 5 dhjetor, në një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Menaxheri i Joshua, Eddie Hearn ka thënë sot se dëshira e tij është që kjo sfidë të zhvillohet me tifozë, por me shumë gjasa do të zhvillohet në një stadium bosh.

Gjithsesi, me apo pa fansa, më 5 dhjetor dy boksierët do të kryqëzojnë dorezat në ring, pas muajsh e muajsh pritje. Britaniku Joshua, që mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që kjo sfidë me Pulev është shtyrë dy herë: Prej koronavirusit dhe më pas pas dëmtimit të Joshua.

Palët nuk dëshirojnë që ta shtyjnë këtë duel në vitin 2021. “Ne shpresojmë që deri atëherë tifozët t’i kemi në stadium, por sfida do të zhvillohet edhe pa ata. Synojmë që sfida të zhvillohet në javën e parë të dhjetorit”, tha Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit