Mertens luan me dy porta, zbulohet telefonata me Chelsea

12 Maj 2020
17:48
Telesport
back button

E ardhmja e Dries Mertens është ende në udhëkryq, edhe pse për shumë gazetarë në Itali tashmë aventura e tij te Napoli është mbyllur dhe do të transferohet 90% te Interi, me një rrogë dhe kontratë më të mirë.

Por, sipas “Corriere del Mezzogiorno”, belgu është duke i matur pulsin edhe ekipeve të tjera, jashtë Italie, mes tyre Chelsea që ka shfaqur interes.

Madje, nga Londra oferta duket mjaft e mirë ekonomikisht. Në anën tjetër, Napoli nuk mund ta kënaqë me ofertën që do të bëjë. Njerëz pranë belgut thonë edhe se vetë sulmuesi ka pasur kontakte me trajnerin Franck Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit