Mertens paralajmëron Barcelona-n: Duam të shkruajmë historinë

30 Korrik 2020
16:43
Denis Hakanaj
back button

Kundër Barçës ka shënuar në ndeshjen e parë, duke realizuar golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 dhe tani Dries Mertens është gati të synojë objektivin e madh.

“Gattuso është shumë i karikuar, është normale. Nëse nuk je i bindur për këtë ndeshje, nuk mund të luash futboll”, ka thënë ylli i Napoli-t për Radio Kiss Kiss.

“Duhet të shkojmë atje dhe të marrim një rezultat historik për Napoli-n. Ndeshja në Camp Nou? Nuk duhet të jetë një problem”.

Avantazhi i madh i “Axurrëve” do të jetë se ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. “Gjithçka mund të ndodhë. Kur luajta kundër Inter-it me dyer të mbyllura, ishte e çuditshme, dëgjohej gjithçka. Tani jam mësuar”.

Megjithatë, Napoli duhet të mendojë në fillim për Lazio-n për ta mbyllur kampionatin në mënyrën e duhur.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Duhet të kemi besim dhe të jemi gati. E ardhmja ime është e shtuna. Dua të shënoj kundër Lazio-s. Dua të ndihmoj skuadrën, të rinjtë, kjo është e ardhmja ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit