Mertens, tamponi dhe takimi special me një infermier

6 Maj 2020
15:42
Denis Hakanaj
back button

Napoli po nxeh motorët dhe edhe Dries Mertens po përgatitet për kthimin në fushë,  të paktën për sa i takon stërvitjeve individuale. Si të gjithë futbollistët e Serisë A, edhe belgu ka bërë tamponin para se të merrte dritën jeshile për t’u kthyer në fushë.

Në një intervistë  të dhënë për Voetbalkrant.com, sulmuesi kaa folur për minutat e testit dhe takimin special me një infermier: “Ai ka rdhur te dera ime dhe është argëtuar sepse më ka thënë se vajza e tij ishte një fanse e madhe e imja. Unë i jam përgjigjur: jam unë një fans i yti sepse kam shumë respekt për atë që bën”, ka thënë Mertens.

“E kam pyetur edhe se cila ishte gjëja më e vështirë që kishte jetuar në këtë periudhë emergjence dhe ai më është përgjigjur se ishte të kthehej në shtëpi dhe të mos mund t’i përqafonte fëmijët e tij, sepse punonte në spital. Kam menduar se ishte një gjë shumë e shëmtuar. Shpresojmë që të mbarojë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit