Një tjetër thashethem i bujshëm në lidhje me ndarjen mes Gerard Pique dhe Shakira-s, që ka ardhur pas 12 vitesh dhe dy fëmijëve bashkë.
Sipas programit televiziv spanjoll Socialite një tjetër emër i njohur i botës së futbollit ka nisur të tregojë një lloj interesi për këngëtaren kolumbiane.
Bëhet fjalë për Iker Casillas, ish-portier i Real Madrid dhe i kombëtares së Spanjës që pikërisht me Pique ka fituar Kupën e Botës në 2010-ën.
Sipas asaj që raportojnë gazetarët e gossip-it, Iker Casillas duket se ka filluar të ndjekë Shakira-n në Instagram. Një gjest që duket i dyshimtë: të dy njihen prej kohësh, por vetëm tani ish-portieri ka zgjedhur të bëhet një ndjekës i yllit të muzikës.
“Pse ka filluar ta ndjekë tani kur ai e njeh atë prej kohësh? Sepse tani është single, si ai”, ka qenë supozimi i programit spanjoll. 41-vjeçari është vetëm pas rreth një viti: në 2021-shin ka përfunduar historia e gjatë e dashurisë me Sara Carbonero.
Ka nga ata që kanë bërë shaka në lidhje me këtë gossip: “Casillas ndoshta do të hakmerret ndaj Pique për gjithë herët që ka shënuar kundër tij?”.