Mes tyre edhe një shqiptar, 5 gola akrobatikë në Europian. Cili është më i pabesueshmi (video)

18 Qershor 2020
13:20
Alfred Lleshi
back button

Nëse nuk do të shpërthente pandemia e Covid-19, tani do të ishim duke shijuar futbollin më të mirë europian, në nivel kombëtaresh. Më konkretisht, supersfidat e “Euro 2020”, sipas planifikimeve fillestare të UEFA-s. Sidoqoftë, virusi i frikshëm dhe vrastar, që gjunjëzoi botën, nuk kurseu as futbollin. E futi atë në karantinë për më shumë se dy muaj, si krejt njerëzimin, duke detyruar revizionimin e kalendarëve, datave të ndeshjeve dhe formatet e kompeticioneve. Kështu, u shty për vitin tjetër edhe Kampionati Europian. Faqja përkatëse e këtij kompeticioni në rrjetet sociale “UEFA EURO 2020” vijon të kujtojë momentet më të bukura të së shkuarës.

Sot, ka renditur 5 golat më akrobatikë të turneut në fjalë, duke përfshirë edhe një të shqiptarit Xherdan Shaqiri. Pavarësisht se në listën përkatëse shoqërohet me flamurin zviceran, sepse edhe goli është shënuar me kombëtaren helvete, ndaj Polonisë, ne kemi të drejtë të mburremi me të. I pari në këtë listë, Shaqiri pasohet nga një gjigant i golit, si Zlatan Ibrahimovic, me dy kryevepra të tij, nga sulmuesi kontravers i Italisë, Mario Balotelli, po ashtu me një perlë, dhe trajneri aktual i Interit, Antonio Conte, kur veshte fanellën axurre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit