Mes tyre edhe Rey Manaj. Katalanasja “Sport” parashikon fatin e 4 kthimeve te Barcelona

28 Qershor 2022
13:56
Alfred Lleshi
back button

4 korriku po afron, dita kur do të fillojnë përgatitjet para-sezonale të Barcelonës. Trajneri Xavi tashmë e di se do të ketë në dispozicion lojtarë që nuk i llogarit.

Nga ata që kanë qenë pjesë e Barcelonës, në pronësi të saj, por kanë luajtur të huazuar sezonin e kaluar, katalanasja “Sport” përmend katër: Francisco Trincao, Miralem Pjanic, Rey Manaj dhe Iñaki Peña.

Në analizën e saj, gazeta shumë pranë klubit blaugrana projekton të ardhmen e secilit. Ne po ndalemi tek ajo që shkruan për shqiptarin Rey Manaj:

“Rey Manaj shkon në parasezonin e dytë radhazi me Barçën, pasi në të parën ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës, me katër gola, por nuk mjaftoi që të qëndronte. Ai u transferua te Spezia (skuadra italiane e Serie A), ku edhe pse nuk firmosi shifra spektakolare për një ‘vrasës’ – 30 ndeshje, 5 gola – kontribuoi në mbijetesën e të tijve.

Spezia nuk ka vendosur ta përdorë opsionin e blerjes së shqiptarit, parashikuar në 2.7 milionë euro. Flitet për opsionin e Salernitana-s dhe skuadrave të tjera të Serie A, por nuk ka asgjë formale për momentin.

Futbollisti nuk po ngutet dhe ka besim se do të ketë një parasezon të mirë, ku do t’i japë arsye Xavit për të vazhduar në “Camp Nou”. Trajneri i Barcelonës është i pozicionuar pro ‘9’ të tij të dëshiruar, Lewandowski, por në këtë futboll nuk i dihet kurrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit