Mes vjedhjes së djalit dhe hipnozës, shakaja e tmerrshme me Andrea Pirlon (video)

3 Tetor 2019
9:15
Alfred Lleshi
back button

Si të tërheqim emocione shumë të forta nga Andrea Pirlo? Thjesht përfitoni nga shqetësimi, që ka ai për djalin e tij, Nicolò! Kjo është pikërisht shakaja e tmerrshme që bëri me të një nga emisionet e njohura televizive në Itali. Një nga profesorët e shkollës së mesme, ku mëson Nicolò, vjen befasisht në shtëpinë e kampionit të Botës në vitin 2006. Andrea paralajmërohet nga një telefonatë dhe nxiton për në shtëpi. Mësuesi i gjimnastikës, në të vërtetë bashkëpunëtori i “Le Iene”, i jep lajmin e keq: “Djali hetohet nga policia për vjedhje të kryera përreth shkollës”. Pirlo mbetet i patrazuar fillimisht, por pastaj vjen telefonata e inspektorit të policisë: “Djali juaj është vetëm nën hetim”. 

Kur Nicolo kthehet në shtëpi, ai vihet para pyetjeve këmbëngulëse të babait të tij në lidhje me këto vjedhje. Ai mohon gjithçka dhe babai duket se e beson djalin, edhe pse i thotë. “Nëse një gjë e tillë del e vërtetë dhe ju jeni përfshirë në të, atëherë do të shkruajnë të gjitha gazetat”. Me pak fjalë, leksioni paraprak nuk mungon. Të nesërmen në mëngjes profesori e thirr Pirlon dhe i tregon një nga videot e inkriminuara. Për Pirlon shfaqet një e vërtetë e tmerrshme. Video tregon Pier, shokun më të mirë të djalit të tij, duke qëndruar në derën e një bari, që kontrollon atë që po ndodh brenda. Ndërsa banakierji largohet, Nicolo shfaqet si një hajdut i aftë, që i rrëmben të gjitha paratë nga arka dhe largohet. 

“Policia ka dyshime të forta e të arsyeshme se është Nicolo”, – thotë profesori. “Duket si ai, – i bën jehonë Pirlo. – Sigurisht që është ai!” Profesori, Pirlo dhe Pier vendosin të shkojnë dhe të kërkojnë disa sqarime më shumë nga babai i fëmijës së fundit nën hetim. Por, kur hyn në shtëpi, Pier shikon fotot e pronarit dhe lë të kuptohet se ai njeri është hipnotizues, i dërgon djemtë për të vjedhur. Kur fillojnë të grinden me këtë hipnotizues, njeriu përdor fuqitë e tij dhe e shndërron mësuesin e Nicolo në qen! Pirlo e gjen veten me një mësues, që beson se kthehet vërtet në qen (leh) nga një njeri që përdor fëmijët për të vjedhur. 

Por, kjo ndodh vetëm në video, natyrisht! Ata largohen nga shtëpia, por nuk ka mbaruar makthi ende. Asistenti i ri i magjistarit po vazhdon t’i japë urdhra profesor-qenit që të vijojë lojën, duke lehur e marrb frymë si kafsha besnike e njeriut. Pirlo përpiqet të shkatërrojë fuqitë e tij, duke i hedhur ujë. Në fund, duke u përballur me këtë skenë surrealiste, disa kalimtarë përpiqen t’i sugjerojnë Pirlos se ndoshta e gjitha është shaka. “Jo, jo, nuk është shaka”, – këmbëngul ish-futbollisti. E tëra çka duhet të bëjnë njerëzit e emisionit, që e kanë futur në kurth, është që t’ia sjellin djalin aty, për ta bindur se dora e tyre ishte pas gjithë kësaj kurdisjeje të frikshme. Kliko KETU për ta parë videon të plotë, te faqja e emisionit të njohur italian.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit