Mesazhi anonim: “E do Diego Costa-n?”. Villas Boas mendoi se ishte shaka, por…

20 Janar 2021
18:09
Denis Hakanaj
back button

Kur ka marrë një mesazh në WhtasApp që i thoshte se Diego Costa donte të shkonte te Marseille, Andre Villas-Boas ka menduar se ishte një shaka, sepse rroga e sulmuesit 32-vjeçar është jashtë buxhetit të klubit francez.

Costa, pas prishjes së kontratës me Atletico Madrid gjashtë muaj para kohe, është në kërkim të një skuadre të re dhe një nga alternativat duket se është pikërisht Marseille.

Megjithatë, trajneri portugez e ka përjashtuar kategorikisht transferimin në tokën franceze të lojtarit.

“Diego fiton 16 milionë euro në vit. Kam marrë një mesazh në WhatsApp nga një numër i panjohur që më informonte se Diego Costa donte të vinte te Marseille dhe kam menduar se ishte një shaka”.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë të botës, por ne kërkojmë diçka tjetër. Më pas, nuk e përballojmë dot rrogën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit