Mesazhi i Baptista për Neymar: “Vetëm kështu mund të fitojë ‘Topin e Artë’!”

22 Maj 2019
22:34
back button

Mes bashkëkombasve merresh vesh dhe sikurse ndodh shpesh, veçanërisht mes dy brazilianëve të cilët kuptohen përmes mesazheve dhe këshilalve të dhëna në media.

Pikërisht kjo gjë ndodhi sot mes Neymar, 27-vjeçarin e PSG dhe Julio Baptista, 38-vjeçarin me një të kaluar te Real Madrid në vitet 2005-06 dhe 2007-08, ku fitoi edhe një titull të La Liga.

Për agjencinë spanjolle të lajmeve “Efe”, ish-sulmuesi i ka sugjeruar Neymar-it që të veshë fanllenë e Real Madrid: “Sepse vetëm kështu do të ketë shansin të fitojë Topin e Artë në karrierën e tij”. 

“Janë të shumtë ata që dëshirojnë ta rishohin në Spanjë. La Liga është kampionati i projektuar si me porosi për cilësitë e tij teknike. Real Madrid është një klub qëllimi dhe mendimi i vetëm i të cilit është të fitojë. Prandaj, kur nuk fiton, konsiderohet një katastrofë”, vijoi Baptista. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit