Mesazhi i Dybala për Allegri-n

18 Maj 2019
18:55
back button

Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventus në fund të sezonit teksa bardhezinjtë po përgatiten për një revolucion si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Qëllimi është i njëjtë me vitet e kaluar, të jenë në një pozicion sa më të fortë për sezonin e ardhshëm kur Zonja e Vjetër do të tentojë përsëri për të fituar Champions League. 

Duke i thënë lamtumirë Allegri-t në Twitter, sulmuesi i Juve-s Paolo Dybala ka postuar një foto me ish-trajnerin me shkrimin: 

“Faleminderit për këto 4 vite të mrekullueshëm ku më ke mësuar shumë dhe mbi të gjitha, si të fitoj!

Të uroj gjithë të mirat kudo që të shkosh!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit