Mesazhi i gruas, çfarë goditje fatale për Dani Alves: Ndonjëherë të mirat mbarojnë, duhet të…

3 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Joana Sanz ndodhet në Paris, e ikur nga Spanja për ta lënë pas atë histori të keqe të dhunës se*suale për të cilën burri i saj, Dani Alves, përfundoi në burg dhe rrezikon një dënim të rëndë (deri në 12 vite).

Ajo u largua gjithashtu për t’i shpëtuar presionit mediatik që i ra mbi supe dhe nga i cili u përpoq të mbrohej menjëherë. Ajo iku, sepse kur jeta të godet fort, mund të rrish atje, në një cep, në litarë, për t’u rrahur ose për të gjetur një mënyrë për të thyer rrethimin.

Mesazhi i ndarë në një histori në Instagram nga modelja spanjolle jep leximin e saktë të gjendjes aktuale shpirtërore. Ajo flet për rëndësinë e mbylljes me të kaluarën dhe për t’u hapur ndaj së ardhmes.

Mesa duket po përgatitet ta bëjë këtë duke shkëputur atë që ka mbetur nga një dashuri e tradhtuar dhe kujtimin e një njeriu që nuk e njeh më, ndërkohë që tashmë ka fshirë të gjitha fotot e tij nga profilin ë Instagram.

Joana Sanz ka huazuar disa pjesë nga libri “A Gentle Reminder” të shkrimtares amerikane, Bianca Sparacino, dhe sugjeron se cilën rrugë ka marrë tashmë brenda vetes. Zyrtarisht, Dani Alves dhe Joana Sanz janë ende të martuar, por vetëm në letër dhe për një pakt që ia vlen një lloj armëpushimi.

Ata kanë nënshkruar një pakt në mënyrë që strategjia mbrojtëse (duke demonstruar se marrëdhënia ishte konsensuale) të mos shfaqë të çara. Edhe përballja me një çështje divorci tani, në një moment shumë delikat në nivel kriminal, do të ishte e barabartë me kryerjen e “grushtit të shtetit”.

Besueshmëria tashmë e komprometuar e futbollistit brazilian do të cënohej edhe më rëndë. Nuk është një paqe, por vetëm një shtyrje e çdo vendimi me kalimin e kohës, duke pritur që procesi të zhvillohet dhe të shohim se si do të përfundojë.

Ja mesazhi kuptimplotë i Joana Sanz, që lë të kuptohet se historia me Dani Alves i përket së kaluarës tashmë: “Duhet ta lësh të shkojë. Duhet ta lësh të shkojë, sepse kur mbahesh, kur mban diçka të gjallë brenda vetes, po e lejon të kaluarën të zërë vend në zemrën dhe mendjen tënde, e cila duhet të jetë e destinuar për të ardhmen tënde.

Duhet ta lësh të shkojë, sepse në fund të ditës, nëse do të gjesh qenien njerëzore që do t’ju sjell gëzimin më të thellë, nëse do të gjeni personin që do t’ju ndihmojë të përjetoni llojin e dashurisë që keni merituar gjithmonë; duhet të siguroheni që jeni gati ta pranoni atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit