Mesazhi prekës i agjentes për Pogba, pas skualifikimit me 4 vite për doping

2 Mars 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

4 vite skualifikim për testin ku doli pozitiv për metabolitët e testosteronit, duke filluar nga 11 shtatori 2023 deri më 10 shtator 2027. Goditje fatale për Paul Pogba, mesfushorin francez 31-vjeçar të Juventusit, të cilit megjithatë nuk i mungon mbështetja publike e agjentes së tij, Rafaela Pimenta.

51-vjeçarja braziliane, ish-avokate, i ka kushtuar një mesazh në rrjetet sociale klientit të saj, duke e shoqëruar me një sërë imazhesh. “Foto me një nga heronjtë e mi më të mëdhenj, – ka shkruar Pimenta. – Ai që nuk dorëzohet kurrë, që ngrihet në këmbë, çfarëdo t’i ndodhë. I urtë përtej viteve, i pastër në shpirt. Në të mirë e në të keq me ty”.

Ndërkohë, ‘Oktapodi’ vijon të deklarohet i pafajshëm dhe tashmë ka bërë të ditur se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS e Lozanës).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit