Mesdhetaret “Oran 2022”, delegacioni shqiptar merr flamurin kuqezi

20 Qershor 2022
10:09
Telesport
back button

Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në kryeqytet është kryer dorëzimi i flamurit kuqezi që Shqipëria do të mbajë gjatë Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”. Ky event do të zhvillohet në Algjeri në datat 25 qershor – 5 korrik.

Vendi ynë do të përfaqësohet nag 29 sportistë dhe flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes do ta mbajnë Grejsi Bajri e Alban Beqiri. Ata morën në dorëzim flamurin nga Ministrja e Sportit, Evis Kushi në emër të qeverisë shqiptare.

Në ceremony morën pjesë edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ata shpehën mbështetjen për sportin, duke shpresuar që ky delegacion sportistësh të arrijë sa më shumë rezultate pozitive në Mesdhetare.

Në “Oran 2022” do të marrin pjesë rreth 13 mijë sportistë, që vijnë nga vendet e Europës Jugore, Afrtika e Azia. Pra, shtete që lagen nga Deti Mesdhe. Vendi ynë synon medalje në disa disiplina teksa marrin pjesë mjaft sportistë të rinj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit