Mesfushori del “i tepërt”, gati divorci me Manchester City

9 Korrik 2019
19:52
Telesport
back button

E ardhmja e mesfushorit anglez Fabian Delph te skuadra e Manchester City është në dilemë. Kampionët e Premier League kanë zyrtarizuar transferimet e Rodri dhe Angelino, duke bërë që 29-vjeçari Delph të mos ketë shumë hapësira sezonin e ri.

Sipas “The Telegraph”, mesfushori pritet të largohet nga City gjatë merkatos së verës, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Guardiola. 29-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me “citizens”, por divorci është i pashmangshëm.

Madje edhe gjatë sezonit të fundit Delph luajti pak, 20 ndeshje. Lojtari ndodhet prej 5 sezonesh te Manchester City, ku në total ka luajtur 85 ndeshje dhe realizuar 5 gola.

Skuadra që është interesuar për mesfushorin është Everton, ndërkohë që City kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit