Mesfushori i Juves drejt Premier League, pranon ofertën e Leeds

25 Janar 2023
12:41
Telesport
back button

Mesfushori 24-vjeçar amerikan Weston McKennie është pranë transferimit nga Juventusi te Leeds, skuadër që militon në Premier League. Sipas mediave italiane, mesfushori ka pranuar transferimin në Angli te Leeds, një ekip me pronarë amerikanë e ku luajnë disa shokë të kombëtares.

Duket se marrëveshja është arritur, të paktën për momentin, mes lojtarit dhe klubit, ndërkohë që në skenë do të hyjë edhe Juventusi. Ende në adresë të klubit bardhezi nuk ka mbërritur ndonjë ofertë zyrtare nga Leeds, e gatshme të investojë te McKennie. Ndërsa bardhezinjtë janë gati ta lënë të lirë mesfushorin.

Amerikani ka ardhur në Serie A në vitin 2020 nga Schalke 04 dhe me Juventusin ka realizuar 8 gola në 65 ndeshje. Mediat konfirmojnë se Juventusi nuk ka ndërmend të gjejë një zëvendësues nëse McKennie largohet, duke afruar një lojtar nga skuadra e moshave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit