Mesfushori i PSG-së zbulon objektivin e Icardi-t

12 Tetor 2019
16:29
Denis Hakanaj
back button

Leandro Paredes ka bërë të ditur se objektivi i Mauro Icardi-t është që të kthehet te kombëtarja e Argjentinës.

“Po punon për të qenë në 100%, sepse vjen nga një periudhë gjatë së cilës nuk ka luajtur shumë, por tani është i lumtur për shkak të golave që ka shënuar në ndeshjet e fundit. Padyshim që kërkon të kthehet në kombëtare. Flasim dhe punojmë për këtë”, ka thënë mesfushori i PSG-së.  

Hera e fundit që Icardi ka veshur fanellën e Argjentinës ka qenë në një miqësore të luajtur kundër Meksikës më 20 nëntorin e 2018-ës. Bardhekaltrit e fituan 2-0 atë takim dhe një nga golat u shënua pikërisht nga ish-sulmuesi i Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit