Mesfushori i Realit mendon mbylljen e karrierës: Pensionohem këtu!

5 Qershor 2020
23:02
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka përsëritur deklaratën e tij se nuk e mendon veten në kampionate si SHBA, apo Kinë e Japoni. Ai mendon se do të mbyllë karrierën në Madrid dhe do të fillojë të merret me fëmijët.

“Nuk e mendoj veten të luajë në Amerikë, apo shtete të tjera. Nuk është qëllimi im. Kur të mbaroj kontratën me Real Madridin kam dy mundësi: ose të mbyll karrierën dhe të merrem me diçka tjetër, ose të largohem.

“Preferoj të mbyll karrieren te Reali dhe më pas të punoj si trajner. Nuk e mendoj veten si trajner elitar në klubet e mëdha të Europës, por me moshat e reja. Dua të transmetoj dijet e mia”, – tha Kroos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit