Mesfushori i Serie A jep alarmin: Nuk do ta mbyllim sezonin!

22 Mars 2020
10:18
Eraldo Harlicaj
back button

Serie A është pezulluar dhe kampionati italian është i ndalur për momentin. Italia është shteti Europian që po vuan më shumë se të gjithë nga problemet me koronavirusin. 

Sinjalet e para për rikthimin e futbollit kanë nisur, por është mesfushori i Romës, Javier Pastore, që i jep një goditje të fortë kampionatit dhe mendon se nuk do të mund të mbyllet sezoni. 

“Ne do të shohim nëse do të luajmë sërish në sezonin aktual, apo të ardhshmin. Të jem i sinqertë, mendoj se është e pamundur që të mbyllim sezonin, pasi ne kemi nevojë për 20-30 ditë stërvitje për të qenë gati”, – tha ai.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit