Mesfushori njofton lamtumirën me Laçin

2 Maj 2019
21:18
back button

I transferuar te Laçi në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Esteghlal në Iran, maqedonasi Bojan Najdenov, i ka dhënë këtë të enjte lamtumirën sezonit të tij fantazim me kurbinasit.

Ishte vetë mesfushori 27-vjeçar që nëpërmjet një postimi në mediat sociale ka dhënë lajmin, duke u përshëndetur me tifozët e skuadrën, si dhe falënderuar presidentin e ekipit Pashk Laska.

Një lamtumirë e parakohshme kjo e Najdenov, që sipas vetë konfirmimit të mesfushorit vjen si pasojë e një tjetër dëmtimi të vuajtur, çka do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave për 5 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Në këtë sezon Najdenov numëron 18 ndeshje të luajtura në 31 javë të kampionatit të Kategorisë Superiore, për një total prej 1148 minuta dhe vetëm një gol të shënuar. 

 “Kështu, sezoni ka arritur në fund për mua. Sapo arrita formën time 100%, u godita nga një tjetër dëmtim. Së fundim kam pësuar një dëmtim të vogël që është edhe arsyeja pse do të jem jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, ndaj dhe kontrata ime me klubin është mbyllur përfundimisht”, shkruan maqedonasi. 

“Dua të theksoj gjithashtu se qëndrimi im si një anëtar i ekipit të Laçit ka ardhur në fund. Dua të falënderoj secilin prej jush, tifozët dhe drejtuesit e klubit, veçanërisht presidentin Lask Pashka, për mbështetjen dhe besimin. Ndjehem me fat që kam qenë pjesë e kësaj aventure. Kemi kaluar kohë të bukura dhe të vështira, por do të kujtoj gjithmonë vetëm momentet e mira. Ju uroj fat për të ardhmen”, përfundon mesazhi i Najdenov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit