Mesfushori shqiptar pret merkaton, gati hapi i madh në karrierë!

3 Prill 2020
20:39
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, e ka vendosur se do të largohet nga skuadra e Malagas në fundin e sezonit. Ai nuk mendon për të qëndruar në ekipin që luan në Kategorinë e Dytë spanjolle. 

Lojtari i kombëtares sonë u ka komunikuar drejtuesve të tij se nuk do të rinovojë kontratën. Ai donte të largohej që në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk ndodhi. 

Fieraku dëshiron të kalojë në elitën e futbollit spanjoll, pasi do të bëjë hapin e madh në karrierë. Janë disa ekipe që interesohen për shërbimet e tij dhe vera do e gjejë larg Malagës.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit