Mesfushorit i shpëton goja, zbulohet kur fillon Premier League

21 Maj 2020
19:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos, ka nxjerrë “blof” Premier Leaguen. Spanjolli ka treguar se kur do të rinisë kampionati anglez. Ai ka folur për një radio spanjolle dhe ka nxjerrë pa dashur datën e rifillimit të futbollit.

“Ne do të rinisim kampionatin më 20 qershor”, – tha lojtari. Ceballos është i huazuar nga Reali drejt Arsenalit. Ai është një ndër lojtarët që pritej shumë prej tij, por deri më tani nuk ka bërë diferencën në Londër.

Drejtuesit e Arsenalit janë në mëdyshje nëse duan ta blejnë apo jo. Reali nga krahu tjetër mund ta shesë, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk ka besim tek aftësitë e spanjollit. Ceballos pati dhe një fërkim me francezin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit