Messi apo Ronaldo? “Regjisori” i Guardiolës zgjedh më të mirin ndonjëherë

12 Nëntor 2019
10:31
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi është ylli i brezit aktual dhe futbollisti më i madh ndonjëherë, sipas mesfushorit të Manchester City e Gjermanisë, Ilkay Gundogan. Kapiteni i Barcelonës është pesë herë fitues i “Topit të Artë” si Cristiano Ronaldo dhe vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë. Messi dhe Ronaldo janë sërish favoritë për “Topin e Artë” të këtij viti, krahas Virgil van Dijk, i cili e udhëhoqi Liverpool drejt fitimit të Champions-it në sezonin e kaluar.

Ndërsa debati rreth Messit dhe Ronaldos, se cili është më i miri, është duke vazhduar, si prej një dekade të tërë, Gundogan, “regjisori” i Guardiolës në mesfushën e “qytetarëve”, nuk ka dyshim që argjentinasi është “mbreti”, më i madhi që është parë ndonjëherë në futboll: “Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. Sipas mendimit tim, Messi ka aftësi shumë të veçanta. 

Ai ka talent dhe gjithmonë arrin ta tregojë atë në fushë. Gjithmonë ka instinktin të marrë vendimin e duhur. Leo e përdor shpejtësinë e tij kundër kundërshtarëve, ka finalizim të jashtëzakonshëm. Në përgjithësi, askush tjetër nuk ka aq cilësi, sa Lionel Messi. Ai është ylli i brezit tim dhe futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Shpresoj se do ta shohim atë duke luajtur edhe për disa vite të tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit