Messi: Clasico nuk është njësoj pa Cristiano-n. Shpresoj që…

23 Tetor 2020
16:29
Denis Hakanaj
back button

Leo Messi ka dhënë një intervistë interesante për DAZN.

Ylli argjentinas ka folur për ndeshjen e La Liga-s të kësaj fundjave dhe ka përfituar nga rasti për të folur edhe për rivalin e përjetshëm: Cristiano Ronaldo, aktualisht tek Juventus, kundërshtarja e ardhshme e Barçës në Champions.

“Ai me Cristiano Ronaldo–n ka qenë dhe është akoma sot një duel special, që do të mbetet gjithmonë i tillë”, ka thënë Messi.

“Sfida jonë ka zgjatur për shumë kohë dhe nuk është e lehtë të qëndrosh në nivele të larta për një kohë të gjatë. Edhe skuadrat tona ishin shumë kërkuese: Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet më të fortë në botë”.

“Dueli mes meje dhe Cristiano Ronaldo-s ka qenë shumë i bukur në nivel personal dhe besoj se njerëzit janë argëtuar duke na parë. Jo vetëm tifozët e Real-it dhe Barcelona-s, por të gjithë tifozët e futbollit. Kanë parë një spektakël të madh. Shpresojmë të dhurojmë akoma emocione të tjera”.

Në lidhje me përballjen e së mërkurës në Champions mes Barcelona-s dhe Juventus-it :

“Kur Cristiano luante te Real Madrid, ndeshjet ishin speciale, kundër tyre janë gjithmonë,por me Cristiano-n në fushë merrnin një rëndësi të veçantë”.

“Tashmë është e kaluara, tani shikojmë përpara, për sfidat e sotme. Të mërkurën shpresoj që Cristiano të jetë dhe të shërohet shpejt nga Covid-19 “, ka thënë Leo Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit