“Messi dëshiron ta përfundojë karrierën te Barça, ​​Xavi do ta ndihmojë atë”

14 Janar 2021
15:02
Alfred Lleshi

“Lionel Messi dëshiron ta përfundojë karrierën e tij sportive në Barcelonë”, – pohon Victor Font, kandidati presidencial në “Camp Nou”. Po ashtu, ai shpreson se kthimi i Xavit te Blaugranat do ta bindte ikonën argjentinase të qëndronte me vendosmëri.

Beteja për pushtet në klubin katalanas vazhdon, duke bërë fushatë me këtë “peshë të rëndë” në La Liga dhe krejt futbollin botëror. Gara vazhdon e ndezur, me zgjedhjet presidenciale të lançuara për më 24 janar.

Font shpreson të befasojë në votim dhe të parandalojë Joan Laporta të kthehet në presidencë për herë të dytë. Kushdo që del fitimtar do të ketë një numër çështjesh për të zgjidhur, pas marrjes së detyrës, me të ardhmen e kapitenit Messi ende në dyshim. Gjashtë herë fituesi i “Topi i Artë” ende nuk ka negociuar për një kontratë të re dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.

Messi është zotuar të mos bisedojë me askënd derisa sezoni aktual të mbyllet. Font beson se projekti i tij do ta bindë 33-vjeçarin me shumë arsye për të qëndruar. Në planin e tij parashikohet kthimi i legjendës së klubit, Xavi, në rol drejtuesi. “Messi e ka shpjeguar situatën; idealisht dëshiron të qëndrojë këtu dhe ta përfundojë karrierën e tij sportive në Barca, – tha Font për “Mundo Deportivo”. – Para verës, kur pësoi zhgënjimin e madh, ai gjithmonë kishte thënë se kushti më i rëndësishëm për të është që të ketë një projekt fitues dhe konkurrues.

Ne kemi një projekt fitues, konkurrues, me njerëz si Xavi. Kjo marrëdhënie midis Xavi dhe Messi ekziston. Unë besoj se kjo është një nga arsyet kryesore dhe garanton që Messi do të ndihet shumë mirë me projektin tonë. Pra, me ne do të ketë shumë mundësi për të vazhduar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit