Messi dhe Antonela, përqafime dhe puthje romantike nën ujë (video)

26 Korrik 2021
12:42
Alfred Lleshi
back button

Pasi fitoi “Copa America” në shtëpinë e Brazilit, duke mposhtur Selecao në finale, Leo Messi i ka merituar pushimet. Ai po shijon detin, rrezet e diellit dhe gjithçka tjetër që ofron Miami në SHBA. Prej atje, parnerja e tij, Antonella Roccuzo, ka shpërndarë një video në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Në të shfaqet çifti duke notuar në një pishinë. Ato janë filmuar edhe nën ujë, teksa “rrëshqasin” si dy ngjala në krahët e njëri-tjetrit. Patjetër, edhe një puthje dhe përqafim nuk mund të mungonte, që videoja të konsiderohet e plotë dhe të marra mijëra “like” nga ndjekësit e shumtë.

Kësisoji, “Pleshti” relaksohet së bashku me gruan e tij, Antonela Roccuzzo, por edhe fëmijët e tij, duke i karikuar mirë bateritë për sezonin e ri futbollistik. Në “Camp Nou” e pret kontrata e re 5-vjeçare.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit