Messi dhe CR7… udhëtarë të kohës: rrjeti çmendet për dy yjet në futbollin e së kaluarës

8 Korrik 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Në ditët e fundit rrjetet sociale janë argëtuar duke publikuar disa fotografi që “konfirmojnë” udhëtimin në  kohë të Leo Messi-t dhe Cristian Ronaldo-s.

Në fakt, argjentinasi duket se ka luajtur shumë vite më parë në La Liga me fanellën e Athletic Bilbao-s.

Messi i së kaluarës është Javier Clemente, ish-lojtar dhe trajneri i baskëve, por edhe i Atletico Madrid, gjithashtu edhe trajner i kombëtares spanjolle mes 1992-shit dhe 1998-ës.

Karriera e Clemente-s është ndërprerë shumë shpejt për shkak të dëmtimeve që e kanë detyruar atë të tërhiqet në moshën 24 vjeç. Gjithsesi, fati e ka shpërblyer me triumfe në stol. Dhe me një ngjashmëri me një nga kampionët më të mirë të historisë së futbollit.

Nuk ka Messi… pa Ronaldo.

Kur janë shfaqur fotografitë e Messi/Clemente, shumë kanë përveshur mëngët për të gjetur një version të së shkuarës edhe për portugezin.

U tha, u bë, sepse edhe ai ka një ish-lojtar që i ngjan shumë: jugosllavin Dragoslav Šekularac, legjenda e Crveza Zvezda-s të Beogradit.

Edhe në këtë rast ngjashmëria është e madhe, por kjo çështje është pasuruar edhe nga një detaj i pabesueshëm.

Nipi i Šekularac është një futbollist i ri (datëlindja 2003) shumë i vlerësuar, me pasaportë zvicerane, i cili luan të rinjtë e Juventus-it. Me numrin 7. Dhe që quhet… Kristian. Nëse nuk është një provë konkrete për një udhëtim në kohë, pak mungon!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit