Messi dhe Cristiano Ronaldo sfidohen për titullin unik

27 Maj 2020
18:02
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldo.

Dueli vazhdon edhe në distancë. Këtë herë… në FIFA 21. Asi argjentinas dhe ai portugez sfidohen këtë herë për “titullin” e lojtarit më të fortë të lojës së famshme.

Sipas analizave të bëra nga Dexerto, Pleshti e ka mposhtur CR7 me nëj vlerësim të përgjithshëm më të lartë. Nga sa mësohet, Messi do të ketë 95 kundër 94 të Cristiano Ronaldo-s.

Gjithsesi, pritet të shihet sesi do të mbyllen sezonet e dy lojtarëve për të parë nëse do të ketë ndryshime në lidhje me këto statistika. Nëse zërat do të konfirmohen, numri 10 i Barçës do të vendoste një rekord të rëndësishëm.

Ai, ënë fakt, do të bëhej lojtari i parë që do të arrinte një vlerësim të përgjitshëm 95 në historinë e lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit