Messi dhe mesazhi special për Cristiano Ronaldo-n

14 Janar 2020
14:46
Denis Hakanaj
back button

Ka kaluar më shumë një vit nga El Clasico i fundit me Leo Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n në fushën e lojës, por argjentinasi nk i ka harruar duelet e mëdha me portugezin, i cili u transferuar tek Juventus sezonin e kaluar.

“Sfida kundër Real Madrid janë gjithmonë të veçantë, por ishin akoma më të veçantë me Cristiano Ronaldo-n”, ka thënë numri 10-të i Barcelona-s për kanalin zyrtar të La Liga-s.

“Dueli sportiv mes nesh do të mbetet gjithmonë, sepse ka zgjatur për shumë vite dhe nuk është e lehtë të qëndrosh në nivele të larta për një kohë të gjatë, veçanërisht kur luan te skuadra si Barcelona dhe Real Madrid, ku ka një konkurrencë të madhe”.

“Krahasimi mes nesh ka qenë i bukur në nivel personal, edhe njerëzit mendoj se janë argëtuar, pavarësisht nëse ishin tifozë të Barçës, Real-it apo të një skuadre tjetër. Gjithsesi, kjo është e shkuara dhe duhet të shikojmë përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit