Messi dhe parashikimi i pabesueshëm i bërë nga Cruyff në 2012-ën

30 Nëntor 2021
16:37
Denis Hakanaj
back button

Ole ka publikuar një intervistë të vjetër të dhënë nga Johann Cruyff për Lionel Messi.

Legjenda holandeze ka folur në 2012-ën pak para se Pleshtiu të fitonte Topin e Artë për herën e tretë radhazi:

“Messi ka fituar dy Topa të Artë dhe do të jetë lojtari që do të fitojë më shumë në histori”, ka qenë parashikimi i Cruyff, i cili e fitoi tri herë në karrierën e tij çmimin prestigjioz (1971, 1973 dhe 1974).

Cruyff ka shtuar: “Është konfirmimi i faktit se është më i miri në botë dhe nuk ka krahasim. Ka shumë mundësi që ta fitojë 5-6-7 herë Topin e Artë. Është i paarritshëm, luan në një kampionat tjetër në krahasim me të tjerët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit