Messi dhe veshja që u bë virale: shitet gjithçka brenda një dite

13 Janar 2023
15:32
Denis Hakanaj
back button

Kanë kaluar tashmë më shumë se dhjetë ditë nga dita e parë e vitit, por njkë lajm me të vërtetë i veçantë është bërë viral në këto orë.

Në fillim, ka qenë La Nacion që ka folur për këtë edhe pse subjekti është njëfarë Leo messi. Çfarë ka bërë Pleshti? Në të vërtetë asgjë, të paktën jo në mënyrë direkte.

Nga sa mësohet, në fakt, natën e Vitit të Ri kampioni i botës me Argjentinën ka bërë një postim me një veshje shumë të veçantë të markës Guçi. Edhe pse është folur shumë për një mungesë stili, kanë qenë të shumtë ata që e kanë pëlqyer.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga dyqani online i markës së njohur të modës që duket se i ka shitur të gjitha palët e “uniformës” të veçantë të veshur nga Leo.

Dyqani, për sa i takon veshjes në fjalë, ka shitur çdo palë në një ditë. Çmimi i veshjes ka qenë rreth 900 euro. Me pak fjalë, Messi, edhe pa dashur, ka qenë një influencues i zoti…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit