“Messi është i njëjti, si tek Argjentina ashtu edhe te Barcelona!”

13 Shkurt 2020
15:36
back button

I vetmi peng i Lionel Messit në karrierën e tij të mbushur me suksese, rekorde dhe trofe, është padyshim një sukses me Argjentinën, që nuk ka mundur ta arrijë deri më tani. Gjithmonë ka pasur polemika, ku shpesh ylli i Barçës është akuzuar se te katalanasit vlerat e tij rriten nga ekipi.

Lidhur me këto zëra ka folur së fundmi edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili është shprehur hapur që Messi është i njëjtë, si te Barcelona si tek Argjentina.

“Messin e shoh mirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Betis ishte më i miri në fushë edhe pse nuk shënoi gol. Dhuroi tre asist dhe ishte gjithnjë i rrezikshëm. E shoh që është komod njësoj, si te Kombëtarja si te Barcelona. Fiksimi i Messit për të fituar me Argjentinën? Nuk ka të bëjë me fiksimin. Të gjithë duan të fitojnë, sidomos me Kombëtaret. Si Messi, edhe ne të gjithë duam të fitojmë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit