“Messi është më i miri në botë, Barcelona vetëm njerëzore”

10 Dhjetor 2018
9:36
Alfred Lleshi
back button

Dele Alli e konsideron Lionel Messin si "lojtarin më të mirë në botë dhe një gëzim për ta parë", por thotë se "Tottenham nuk e ka frikë Barcelonën”, sepse edhe skuadra katalanase është njerëzore dhe të gjithë bëjnë gabime.

Gjigandët e La Liga-s janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa të besuarit e Mauricio Pochettino luftojnë me Interin për vendin e dytë në grup. Sulmuesi anglez, Dele Alli, ka thënë: "Messi është një lojtar i adhuruar, për shkak të asaj që ka arritur në karrierën e tij. Për mua është lojtari më i mirë në botë. Eshtë një gëzim për ta parë. Për të qenë i sinqertë, megjithatë, nuk jam shumë i shqetësuar për atë që katalanasit bëjnë me lojtarët e tyre".

Tottenham, megjithatë, është duke u përpjekur të fokusohet në lojën e vet, me Dele Alli plot besim se mund të sigurohet raundi tjetër në Champions. Ai shtoi: "Ne, patjetër do të shkojmë me besim në transfertën me Barcelonën. E dimë se do të jetë e vështirë, por edhe katalanasit janë njerëzorë, si të gjithë, edhe ata bëjnë gabime.

Do t'i ndëshkojmë, nëse japim gjithçka kemi. Barecelona është një nga skuadrat më të mira në botë, por ne do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin. Mendoj se jemi gati. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por këto janë lojërat, në të cilat dëshironi të jeni e ta tregoni veten. 

Kush nuk do të donte të luante kundër njërit nga ekipet më të mira në botë dhe disa prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. Ju doni të sfidoni veten në kësi sfidash. Ne po shkojmë atje me mentalitetin që mund të fitojmë, prandaj duhet të besojmë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit