“Messi është një lider i heshtur, gjeni i fushës”; ish-trajneri i Argjentinës skanon super yllin e PSG

22 Shtator 2022
9:10
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e ka përshkruar Lionel Messin si një “lider të heshtur”, ndërsa ka shpjeguar se çfarë e bën atë “gjeni” në fushë.

Jorge Sampaoli ka pasur mundësinë të punojë ngushtë me Messin kur drejtoi Albiceleste në Kupën e Botës 2018, të mbajtur në Rusi. Disa raporte kanë pohuar se dyshja nuk janë parë gjithmonë sy më sy, por trajneri ende e sheh Messin si një gjeni futbolli.

“Të drejtosh Messin është si të drejtosh një gjeni. Ai është një person që qëndron mbi të gjithë për nag vlerat futbollistike. Me dy shikime të jep një parametër se çfarë po ndodh. Ai është një lider i heshtur, por e kupton se çfarë do të ndodhë, – tha Sampaoli për gazetën kiliane “ADN Deportes”.

– Messi e di se kur skuadra nuk ka asnjë shans për të fituar. Pra, përtej aftësive të tij teknike, ai di ta lexojë më së miri lojën. Kjo është arsyeja pse e konsideroj një gjeni”.

Argjentina u eliminua nga Kupa e Botës 2018 pas një humbjeje 4-3 ndaj Francës në 1/16, por shihet si favorite për ta ngritur trofeun në Katar, më vonë, këtë vit. Kupa e Botës ka qenë e pakapshme për Messin deri më tani, ndërsa është sugjeruar se kompeticioni i këtij viti do të jetë i fundit i superyllit të Paris Saint-Germain në nivel ndërkombëtar.

Argjentina e Lionel Scalonit do të jetë në aksion kundër Hondurasit dhe Xhamajkës gjatë pushimit aktual ndërkombëtar, më 24 dhe 28 shtator, respektivisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit