Messi feston fitoren e Topit të Artë me shokët e PSG, përjashton vetëm njërin nga festa (FOTO)

30 Nëntor 2021
14:56
Denis Hakanaj
back button

Sipas gazetarit argjentinas Angel De Brito, Lionel Messi, fitues i freskët i Topit të Artë, ka vendosur ta festojë fitoren bashkë me të gjithë shokët e skuadrës të Paris Saint-Germain.

Ose më mirë, pothuajse me të gjithë.

Në fakt, duket se Pleshti ka vendosur të përjashtojë vetëm Mauro Icardi-n.

Prej kohësh flitet se marrëdhënia mes të dyve nuk është aspak e mirë.

Aq sa ndeshja e fundit e ish-sulmuesit të Inter-it me fanellën e kombëtares argjentinase ka qenë në 2018-ën pikërisht për shkak të Messi-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit