Messi fitoi Topin e Artë, menaxheri i Lewandowski-t shpërthen kundër argjentinasit

30 Nëntor 2021
14:58
Denis Hakanaj

Pini Zahavi, menaxheri i Robert Lewandowski, nuk është dakord.

Pas fitores së Topit të Artë nga ana e Leo Messi-t, menaxheri i polakut ka shprehur pakënaqësinë e tij TZ.

“Urime Messi-t, një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Megjithatë Topi i Artë 2021 nuk i përkiste atij”, ka thënë Zahavi.

“Jo këtë herë. Topi i Artë i përket Robert Lewandowski-t. Nuk është vjedhur, por është lojtari që e meriton. Nuk është e çuditshme që qindra milionë tifozë e kanë të vështirë ta besojnë këtë rezultat. E hëna duhej të mbyllej me Topin e Artë të parë të Robert”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit