Messi heq dorë nga klauzola “planprishëse”, hidhen themelet për rinovimin “e përjetësisë”

5 Qershor 2020
15:02
Telesport
back button

Barcelona dhe Lionel Messi janë shumë pranë rinovimit që do të ishte praktikisht kontrata e fundit për argjentinasit dhe ajo e “përjetësisë”.

Sipas medieve iberike, babai i Leos, Jorge Messi, do të takohet me presidentin katalanas, Maria Bartomeu, për të hedhur themelet e rinovimit, duke qenë se marrëveshja aktuale skadon në 2021.

Klauzola e Messit, megjithatë, do të lejonte që argjentinasi të prishte kontratën me klubin ende nuk ka skaduar. Ajo mbetet e vlefshme deri më 10 qershor. Sidoqoftë, Messi nuk ka ndërmend ta përdorë, sepse ashtu siç ai vetë e ka konfirmuar në intervistat më të fundit, është i lumtur në klub dhe në qytetin ku ka shkruar historinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit